FAQ

Alba -Road sh.a (IZOTERM®) ofron:
• Materiale Termo - Hidroizoluese
• Konsulencë , Zgjidhje teknike dhe punë të përfunduar

A. Prodhimi
- Produkte Polisteroli (EPS) të markës IZOTERM®
B. Distributor i materialeve të ndërtimit
RAVAGO, BAUER,BITULINE, THRACE, ALCHIMICA
Shënim: Kompania jonë me stafin teknik dhe grupet e specializuara, realizon punime të plota për termoizolimin e fasadave, hidro & termoizolim bazamentesh nëntokësore, tarracash si dhe për dysheme industriale.

IZOTERM® është e çertifikuar me Standardin ISO 9001-2015 dhe CE. Produktet prodhohen sipas Normës Europiane EN 13163 në mënyrë rigoroze, emërtimet e produkteve janë konform Normës. Produktet testohen në laboratorin e kompanisë dhe janë të shoqëruara me fletë analize. Mundësohen dhe testime për kompani ose grupe pune për të qartësuar cilësinë e produkteve që qarkullojnë në treg, të cilat në shumë raste kanë probleme evidente.

IZOTERM® prodhon polisterol (EPS)
• Për mbushje (soleta, betone të lehtësuar) dhe sistemin GEOFOAM
• Për termoizolim (themele, mure, fasada, taraca)
• Dekoracione per ambiente të jashtme dhe të brëndshme

• Sistemi Mantel “Cappotto”(izolim termik i fasadave)
• Sistemin Intercapedine (mes mureve)
• Termoizolim ( cati, dysheme, tarraca) • Termoizolim themelesh

N.q.s termoizolimi bëhet i plotë, d.m.th. themele, fasadë (mure), dysheme, tarracë (çati), dhe njëkohësisht dritaret dhe dyert plotësojnë standardet, konsumi i energjisë mund të arrijë në nivelin ≤ 50 kwh/1m² në një vit. Pra një shtëpi me sipërfaqe 100 m² mund të arrijë të konsumojë vetëm 5000 kwh në një vit në kushtet e një komoditeti klimatik të përhershëm. Investimi shlyhet mesatarisht në 3-4 vjet.

Sistemi Mantel (Cappotto) është një sistem termoizolues i cili bën të mundur reduktimin e shkëmbimit të nxehtësisë mes ndërtesës dhe ambientit. Eshtë sistemi më efikas, për arsye se garanton një termoizolim perfekt pa humbje termike, duke arritur rentabilitetin energjitik në atë që konsiderohet Passive House (shtëpi pasive).
Elementi kryesor që përcakton aftësinë termoizoluese të sistemit është polisteroli i cili duhet të plotesojë kriteret teknike dhe standardin si: Produkt i çertifikuar; Vetëshues (detyrimisht); Rezistencë në shtypje ≥80 kPa ;Qëndrueshmëri dimensionale; Prerje preçise; Stazhionim 21ditë. Cilësia e dyshimtë e polisterolit ndikon shumë në performancën energjitike të sistemit si dhe në garancinë për qëndrueshmërinë e tij (mund të shkëputet grafiato dhe kolla nga deformimi i polisterolit jo cilësor).

Për aplikimin e Sistemit Mantel rekomandohen të përdoren: IZOPOR Grafit®, Polisterol EPSF150,  EPSF120, EPSF100, EPSF80, Ravatherm XPS ETICS B /DOW Etics,  Ravatherm XPS X ETICS B / DOW Xenergy.

Cilësia e materialeve përbërëse të sistemit ndikon shumë në aspektin e qëndrueshmërisë, garancisë dhe estetikës. Kolla, grafiato, rrjeta, gozhdët duhet patjetër të jenë të çertifikuara CE. Në mënyrë absolute, duhet të ketë prirotet cilësia e lartë e materialeve në mënyrë që të mos ndodhin defekte të cilat ju rëndojnë kostot tuaja.

- Kursimi i energjisë deri në 60%: më pak shpenzime për ngrohjen dhe ftohjen.
- Izolim më perfekt i mundëshëm,eshte sistemi me efikas.
- Eshtë i shpejtë dhe i lehtë në vendosje.
- Aplikohet në ndërtesa të reja dhe ekzistuese (rikonstruksione), duke i dhënë pamje estetike ndërtesës
- Komoditet klimatik gjatë gjithe vitit .

Izopor Grafitt® eshtë polistiren me ngjyrë gri të errët me permbajtje grafiti. Rekomandohet kryesisht për aplikim në fasada si dhe kudo ku nevojitet termoizolimi (mure, themele, tarraca, çati, tarraca).
Eshtë produkt i një teknologjie të lartë inovative, vetitë e veçanta të të cilit mundësojnë performancë të shkëlqyer për reduktimin në maksimum të humbjeve termike.
• Grafiti, që ka në përbërje ky produkt, mundëson pasqyrimin e rrezeve infra të kuqe ,të cilat kanë veti termike të larta. Ky përbërës i jep këtij produkti të ri një avantazh të pakrahasueshëm me çdo material tjetër termoizolues.
• Kapaciteti izolimit termik të Izopor Grafit® është deri në 50 % më shumë për të njëjtin spesor duke e krahasuar atë me polisterolin EPS tradicional, me rezistencë të njejtë në shtypje.
• Koefiçenti i ulët i përcjellshmërisë termike mundëson reduktimin në maksimum të shkëmbimit të nxehtësisë me ambientin. Ndërtesa arrin parametrat e “passive house” (shtëpisë pasive) me humbje termike pranë zero.

Jo, nuk është përcaktuese, por zakonisht përdoret si evidentues i polisterolit për termoizolim dhe per te treguar aftësine vetshuese.

Po ofron, ky është Izobeton Aditivato dhe është i përbërë prej kokrizave të polisterolit të përziera me elementë shtesë që marrin pjesë në përgatitjen e betoneve të lehtësuar. Ka avantazhe si izolues ndaj zhurmave deri në 15dB; lehtësisht i trasportueshëm; rezistent ndaj peshave; me rendiment të lartë dhe ekonomik.

XPS RAVATHERM / DOW përdoret për:
• Termoizolimin e tarracave
• Dyshemetë me ngarkese të madhe
• Izolimin termik te fasadave
• Termoizolimin e mureve të jashtëm dopjo
• Rikonstruktim të brëndshëm të ndërtesave ekzistuese dhe izolim të nyjeve termike
• Termoizolimin e çative të pjerrta me tjegulla

Alba-Road sh.a ofron zgjidhje teknike dhe punë të përfunduar për këto procese:

Hidroizolime:
• Bazamente nëntokësore
• Cati, tarraca, veranda
• Ambjente banimi
• Vepra civile, industriale (tunele, depozita, landfille)


Izolim termik:
• Fasadave me sistemimn Mantel(Cappotto)
• Bazamente,themele
• Mure vertikale me sistemin intercapedine
• Tarraca, çati

Bazamente te dyshemeve industriale:
• Materiale epoksike
• Materiale poliuretanike

Veshje mbrojtëse & dekorative të sipërfaqeve të betonit,mureve:
• Materiale epoksike
• Materiale poliuretanike
• Silan-siloksanet

Cilësia e lartë, përvoja e gjatë, njohuritë teknike të plota, teknologjia e lartë, inovacioni. IZOTERM® është prodhuesi i parë i polisterolit në Shqipëri. Kompania jonë ka promovuar totalisht të gjitha aplikimet e produkteve të polisterolit dhe sistemet e ndryshme të tyre (kombinimet etj) që perdoren tashmë gjeresisht në ndërtim në vendin tonë.

Sistemet dhe produktet që përdoren sot për soletat e lehtësuara, format dhe kallupet dekorative të polisterolit tëpërpunuara në pantograf, kokriza për betonet e lehtësuar, IZOPLLAKA Blu®, XPS, Izopor Grafit®, MANTELI(Cappotto), IZODEKOR, Paketa e Termo-Hidroizolimit (gjeotekstil, XPS, membrane PVC), jane lançuar dhe promovuar ekskluzivisht për herë të parë në Shqipëri nga IZOTERM®.

Nga kompania janë berë përpjekje titanike, studime me katedrat e Universiteve (Selanikut, atras,Tiranes, Padova), Institute Teknologjie, EUMEPS si dhe seminare, konferenca, work- shop, për të mundësuar perdorimin e produkteve në ndërtim dhe krijimin e tregut të materialeve termoizolues.

Ne gjendemi pranë klientit në çdo moment, duke ofruar jo vetëm produkte dhe punë të përfunduar por dhe asistencë teknike nga ekspertët më të mirë në fushën e termohidroizolimit.

Ju mund të na kontaktoni në çdo kohë, në filialet tona në Tiranë, Elbasan, Vlorë.

Duke ju falenderuar që vizituat website-n tonë ju rikujtojmë se ne jemi në shërbimin tuaj!