Kompania Alba-Road sh.a ka filluar aktivitetin e prodhimit të polisterolit EPS të markës IZOTERM® në qytetin e Elbasanit në qershor të vitit 1996. Investimi në ketë linjë prodhimi përbënte një risi për kohën sepse polisteroli nuk përdorej më parë në ndërtim dhe standardet teknike ishin të prapambetura. Tregu i materialeve të ndërtimit në vitet ’90 ishte i limituar vetëm tek artikujt e nevojës së parë (hekur, çimento, tulla) ndërsa efiçensa e energjisë në ndërtesa apo komoditeti klimatik i tyre nuk ishin opsione.