Historiku

info iconKompania Alba-Road sh.a ka filluar aktivitetin e prodhimit të polisterolit EPS të markës IZOTERM® në qytetin e Elbasanit në qershor të vitit 1996. Investimi në ketë linjë prodhimi përbënte një risi për kohën sepse polisteroli nuk përdorej më parë në ndërtim dhe standardet teknike ishin të prapambetura. Tregu i materialeve të ndërtimit në vitet ’90 ishte i limituar vetëm tek artikujt e nevojës së parë (hekur, çimento, tulla) ndërsa efiçensa e energjisë në ndërtesa apo komoditeti klimatik i tyre nuk ishin opsione.

izoterm historiku

info iconKompania jonë ka bërë përpjekje të mëdha për krijimin e tregut të materialeve termoizolues në vend.Prej vitit 1996 dhe vazhdim deviza jonë mbetet “Termoizolimi nuk është luks por domosdoshmëri” gjithashtu pjesë e logos të Izoterm është "Për ndërtesa me standard...”. 

Izoterm duke patur statusin e operatorit të parë në vend, ka promovuar të gjitha metodat e aplikimeve të polisterolit dhe sistemet e kombinuara që sot përdoren gjerësisht në ndërtim në Shqipëri. Nga viti 1996 deri në 2000 kompania jonë arriti për një kohë të shkurtër futjen e përdorimit masiv të polisterolit në ndërtim: sistemi për soletat e lehtësuara me panele polisteroli, sistemi intercapedinne (panele polisteroli mes mureve), kokrizës së polisterolit për betonet e lehtësuar, kallupeve (forma) prej polisteroli për beton dekorativ etj. 

Duke parë dinamikën e rritjes me ritme të larta të ndërtimeve, u vendos ndërtimi i fabrikës dytë të polisterolit Izoterm në Tiranë me qëllim plotësimin e kërkesave në rritje dhe mbulimin më të mirë gjeografik të tregut. Në maj të vitit 2000, fillon prodhimin fabrika e re në autostradën Tiranë-Durrës km 4. Objekti ku zhvillohet aktiviteti prodhues është në total 8'000 m² dhe kompleksi ndërtesave me sipërfaqje 5’200 m². Nga viti 2003-2007 u bënë investime të rëndësishme në godina dhe makineri të teknologjisë inovative italiane, duke mundësuar kapacitet të lartë prodhues dhe produkte të reja. 

Në këtë periudhe kohore janë lançuar për herë të parë në tregun vendas shumë produkte: kokriza Izobeton Additivato (kokriza polisteroli me aditiv), Izopllaka blu, Izotegola, sistemi izolimit termik të fasadave Mantel (Cappoto), bikerina për sera, korniza dekorative dhe rozeta të stampuara etj. Në vitin 2005 kompania nis kooperimin me DOW Styrofoam, për herë të parë hyn në tregun vendas një produkt XPS, i cilësisë më të mirë në rang botëror e një marke globale. 

Në muajin mars të vitit 2006 kompania çertifikohet me Standardin Ndërkombëtar të Cilësisë ISO 9001:2000.

Nga viti 2007 janë kryer investime të vazhdueshme për sistemet e kontrollit dhe monitorimit të cilësisë si: laboratori modern i kompletuar për testimet e produkteve, Zyrë Teknike e Kontrollit dhe Standardit, që teston çdo produkt përpara daljes në treg.

Në vitin 2012 filloi prodhimi për herë të parë në vend i Izopor Grafit®,i konsideruar si produkt i gjeneratës së re apo “e reja në termoizolim”.

Në 2013 fillon prodhimi i Izodekor (produkte për fasada dhe dekoracione të gatshme për montim). Izodekor ofron zgjidhje praktike dhe ekonomike për dekorimet e jashtme të ndërtesave. Teknologjia inovative, investimet e vazhdueshme, produktet e reja, cilësia e lartë dhe më kryesorja përkushtimi ndaj klientëve tanë, janë faktorët e zhvillimit të kompanisë dhe besueshmërisë së markës IZOTERM®. IZOTERM® është Markë e Regjistruar, referuar Buletinit të Pronësisë Industriale; nr 22/2010. 

Gjithashtu disa nga produktet cilësore si: IZOPLLAKA Blu®, MANTEL®, IZOPOR Grafit® janë marka të rregjistruara në Buletinin e Pronësive Industriale. Kompania Alba-Road sh.a. është e çertifikuar me Standardin ISO 9001-2015 dhe produktet e saj janë të certifikuara me CE.